MENU

Detajet

Pas sherrit në qeveri, Kotzias jep dorëheqjen

17.10.2018 - 14:21

Një ditë pas një takimi të tensionuar të kabinetit, gjatë së cilës ai u konfliktua me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos lidhur me marrëveshjen e Prespës,  Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen.

Burime për “Kathimerini” thanë se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.

Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve të sekretit të ministrisë së jashtme dhe për të qenë një njeri i financuesit miliarder amerikan George Sorros.

Ndihmësit pranë ministrit të jashtëm thanë se ai ishte “thellësisht i ofenduar” nga akuzat.