MENU
klinika

Fotografia

“Një duel me dritën”/ Së shpejti në Galerinë e Arteve, Fier

05.10.2018 - 13:52

“FOKUS AWARD 2018” – dialogu ndërkulturor nëpërmjet fotografisë këtë javë vjen në edicionin e radhës në qytetin artdashës të Fierit.

“NJË DUEL ME DRITËN”-do të sjellë betejën e çdo fotografi për të shpalosur sfidën e vet në qasjen me dritën që është i vetmi element, me të cilën fotografi shpreh talentin e vet për të sjellë diferencën e një fotografie artistike të mirë dhe asaj të zakonshme.

Konkursi i ekspozitës “ Fokus” lindi prej pasionit dhe tashmë ka marrë përmasa internacionale prej atij që sot është edhe Drejtori Artistik i këtij eventi internacional, z.Arben Allija.

Këtë vit në bordin kuratorial janë: Burim Myftiu, Osman Demiri, Elton Koritari.

Në këtë Edicion të përzgjedhur nga juria që do të çelet në 12 tetor 2018, do të marrin pjesë 36 fotografë të kombësive të ndryshme nga Shqipëria, Mqedonia, Irani, Gjermania, Turqia, Zvicra, Franca, Kosova, Bosnje Hercegovina,Serbia, Mali i Zi, Suedia, Kroacia, Hungaria etj. Një juri ndërkombëtare e përbërë nga artistë, studiues dhe kuratorë do të përzgjedhin fotot fituese të konkursit.

“FOKUS AWARD 2018” do të zhvillohet me mbështetjen financiare të Bashkisë Fier dhe Ben Art Print.