MENU
klinika

Marrëdhëniet gjeopolitike

Një historik i marrëdhënieve diplomatike Shqipërisë-Izrael

30.10.2018 - 18:20

Shqipëria dhe Izraeli kanë përjetuar dy periudha krejt të kundërta në marrëdhëniet e tyre gjeopolitike dhe diplomatike.

E para, përkufizohet me politikën refuzuese të regjimit komunist në vitet 1948-1990 dhe, e dyta, ajo pas viteve 1990, që përkon me qëndrimin dashamirës të shtetit shqiptar.

Shqipëria dhe hebrenjtë kanë një histori të lavdishme gjatë Luftës së Dytë Botërore, me strehimin dhe shpëtimin të jo vetëm atyre që jetonin në Shqipëri, rreth 200 hebrenj, por dhe të dhjetëfishit që erdhën nga vende të tjera, mbi 2000.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte vendi i vetëm, ku numri i hebrenjve pas Luftës ishte më i madh se para fillimit të saj.

hebrenj-berat-konica.al
hebrenj-berat-konica.al

Shqipëria e ka njohur zyrtarisht Shtetin e Izraelit, më 16 prill 1949, por më pas, politika e liderit komunist Enver Hoxha, nuk ishte aspak dashamirës ndaj shtetit hebre, duke qenë më afër vendeve të tjera të Lindjes së Mesme dhe refuzuar disa tentativa diplomatike të Izraelit drejt përmirësimit dhe vendosjes së marrëdhënieve.

Gjatë një vizite zyrtare të ish-kryeministrit Sali Berisha në Izrael, në korrik 2008, u vendos që të hiqen vizat për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Izraelin.

Berisha u takua edhe me Kryeministrin izraelit, Ehud Olmert.

Sinjali i parë i ndryshimit të politikës së Shqipërisë kundrejt Izraelit ishte bisedë e iniciuar nga ambasadori i Shqipërisë në Romë, Dashnor Dervishi, me homologun e tij izraelit, Mordechai Drori në mesin e majit të vitit 1990.

Më 16 mars 1991 në Romë, një takim midis ambasadorit shqiptar në Itali, Dashnor Dervishi dhe homologut të tij izraelit, Mordechai Drori, kristalizoi edhe të ardhmen gjeopolitike midis dy vendeve.

canaj-rivlin-konica.al
canaj-rivlin-konica.al

Dervishi e informoi Drorin, se në Shqipëri ishte themeluar Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, edhe e ftoi atë të ishte “miku special” në inaugurimin e saj në prill 1991.

Më 19 korrik 1991, Drori vizitoi Shqipërinë dhe u takua me ministrin e Jashtëm të atëhershëm shqiptar, Muhamet Kapllani, të cilit i dorëzoi ftesën e ministrit të Jashtëm të Izraelit, David Levy.

Më, 19 gusht 1991, ministri i Jashtëm, Muhamed Kapllani vizitoi Izraelin dhe të dy vendet firmosën një Memorandum Mirëkuptim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ministria e Jashtme e Izraelit propozoi që 25 studentë shqiptarë të merrnin pjesë në kurset e organizuara nga Departamenti Ndërkombëtar i Kooperimit të Ministrisë së Jashtme.

Sipas /Izraeli sot/ mesin e vitit 1998, Qeveria “Nano” vendosi të hapte seli të përhershme për ambasadën shqiptare në Izrael. Ambasadori i parë i Shqipërisë në Izrael ishte Dashnor Dervishi.

meta-hanuka-konica.al
meta-hanuka-konica.al

Ambasadori i Izraelit në Romë, Avi Panzer, ishte gjithashtu ambasadori i parë jo-rezident në Shqipëri. Ai u pasua nga Amira Arnon, Irit Ben-Aba, Ehud Gol dhe David Cohen.

Ambasada e përhershme e Izraelit në Tiranë është hapur në gusht të vitit 2012. Ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri është David Cohen(2012-2015), i pasuar nga ai aktual, Boaz Rodkin (në detyrë nga prill 2015).

Ambasadorët e Shqipërisë në Izrael janë: Dashnor Dervishi, Bashkim Dino, Tonin Gjuraj, Qirjako Kureta, Bujar Skendo, Bardhyl Canaj (në detyrë).

Janë disa konsuj nderi të Shqipërisë në Izrael dhe ata janë qytetarët izraelitë: Rafael Faust, Menashe Getz (konsullata në Eilat), Avraham Rinot (konsulata në Haifa).

Konsulli i Nderit i Shqiperise ne Izrael, Rafael Faust, dhe Presidenti Ilir Meta

canaj-konsuj-konica.al
canaj-konsuj-konica.al

Konsuj nderi të Izraelit në Shqipëri kanë qenë apo janë: Bardhyl Canaj, Rodolf Xhillari (në detyrë, konsullata në Durrës).

Në Parlamentin e Shqipërisë është ngritur edhe Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Izrael, me kryetare aktuale deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Kryetarja e Grupit Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti.

Në Shqipëri, që nga viti 1991 është ngritur Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, me kryetar Petrit Zorba.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD