Theresa May është zotuar të rishikojë sistemin e emigracionit të Britanisë, duke i dhënë fund lirisë së lëvizjes dhe duke e zëvendësuar atë me një regjim të ri vizash që trajton qytetarët e BE-së ndryshe nga mënyra që trajtohen në botë.
Në një deklaratë, kryeministrja e Britanisë tha se një sistem i ri do të shqyrtohet për të ulur emigracionin nga BE.
Theresa May ka mbrojtur për një kohë të gjatë politikat për kufizimet e emigracionit. Ajo është një nga mbështetëset më të mëdha nga partia konservatore të synimit për të ulur emigracionin dhe numrin e migrantëve në dhjetëra mijëra në vit.
Njoftimi, megjithëse mund të mirëpritet në BE, rrezikon të antagonizojë më tej Theresa Mayn me krerët e BE-së vetë pak para se negociatat e Brexit të përfundojnë.
Sipas deklaratës, Mbretëria e Bashkuar do të bëjë “kontrolle të vizave” të reja për turistët dhe udhëtarët e biznesit që vijnë në vend për udhëtime të shkurtra nga vende të tjera.
Në deklaratë, May tha: “Dy vjet më parë, publiku britanik votoi për të lënë Bashkimin Evropian dhe për të marrë përsëri kontrollin e kufijve tanë. Kur të largohemi, ne do të sjellim një sistem të ri imigracioni që i jep fund lirisë së lëvizjes njëherë e përgjithmonë. Për herë të parë në dekada, do të jetë ky vend që kontrollon dhe zgjedh se kush duam të vijë këtu”.
“Do të jetë një sistem i bazuar në aftësi, ku janë aftësitë e punëtorëve që kanë rëndësi, jo vendi nga ku vijnë “tha ajo.
Një dokument zyrtar qeveritar që përshkruan mënyrën se si do të funksionojë sistemi i ri do të publikohet këtë vjeshtë.
“Aplikantët do të duhet të kalojnë një prag të pagës minimale për tu siguruar që ata nuk konkurrojnë për punë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
“Aplikantët e suksesshëm të kualifikuar për punë do të jenë në gjendje të sjellin familjen e tyre, por vetëm nëse sponsorizohen nga punëdhënësit e tyre të ardhshëm”, thuhej gjithashtu atje.