MENU
klinika

Kostot mbi 1 milion dollarë

Një skuadër e fortë do mbrojë CR7 në gjyq

15.10.2018 - 11:38

Nuk do të jetë vetëm një avokat apo një studio e fortë avokatie që do të mbrojë Cristiano Ronaldo për akuzën e përdhunimit të bërë nga Kathryn Mayorga, që sipas saj, ai ka abuzuar para një dekade, por disa ekspertë.

Historia që është thënë dhe stërthënë: ish-modelja dhe shoqëruesja në klubin e natës në Las Vegas, akuzon CR7 për përdhunim dhe për blerje të heshtjes së saj prej 375 mijë dollarësh. Një tezë kjo e çertifikuar.

Në Torino, ku po stërvitet normalisht me Juventusin, i fokusuar në kampionatin italian dhe paraqitjet e tij, Ronaldo ka ngritur një ekip profesionistësh.

Kathryn Mayorga ronaldo
Kathryn Mayorga ronaldo

Duhet të jenë avokatët e tij ata që duhet të hedhin këtë kështjellë, në sajë të hetimeve dhe ngjarjeve. Avokatët dhe ekipi i specializuar duhet të dëshmojë se akordi i paravendosur prej 375 mijë dollarësh nuk vlen më dhe se testet e reja të ADN-në tregojnë se përdhunim nuk ka pasur.

Sipas asaj që shkruhet në mediat britanike, negociatat mes avokatëve të portugezit dhe Mayorga-s u kryen në mënyrë rrufe, brenda një dite. Në tavolinë, vajza ka dhënë detaje mbi të gjithë personat me të cilët kishte biseduar ditën pas raportit me Ronaldo-n për mbrëmjen e 13 qershorit.

Ajo pohoi se iu desh vetëm mbështetja e të atit, zjarrfikës në pension, dhe e të ëmës, shtëpiake, për të marrë veten. Por, çështja mbetet ende një parket i rrëshqitshëm. Cristiano duhet të ruajë reputacionin, përveç se besimin e sponsorëve.

avokati i ronaldos
avokati i ronaldos

Për këtë arsye nuk do t’ia dijë për kostot: sipas “The Sun”, strategjia mbrojtëse, e firmosur bashkë me avokatin e tij në Las Vegas, Peter S.Christiansen, do të kushtojë 1 milionë dollarë. Kjo për të paguar një super skuadër: mes tyre, një ekspert mjekoligjor, një ish-agjent policie dhe një zëdhënës për marrëdhëniet me publikun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN