“Kllouni”, kështu e quajti Presidenti Donald Trump së fundmi Gavin Newsom, kandidatin demokrat për guvernator të Kalifornisë.
Newsom u përgjigj duke e krahasuar Trumpin me Pennywise, kllounin e keq nga romani i Stephen King me titull “It”. Një marrëdhënie personale shfaqet në gjithë këtë histori. Ish-gruaja e Newsom, një republikane e shndërruar në demokrate, del me djalin më të madh të Trumpit.
Kalifornia tashmë është në luftë me qeverinë federale, duke e paditur atë 44 herë që kur zoti Trump mori detyrën, për çështje të tilla si kujdesi shëndetësor, interneti, emigracioni dhe mjedisi.
Presidenti Trump mbështet John Cox, një biznesmen republikan. Por Trump nuk është shumë popullor në Kaliforni dhe Newsom renditet më lart në votime deri tani. Newsom, në vend që të bëjë fushatë për të fituar zgjedhjet, po promovon axhendën e tij. Kjo përfshin rritjen e investimeve në arsimi, mbështetje për emigrantët dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë.
Kur ishte kryebashkiak i San Franciskos nga 2004 deri në 2011, Newsom lejoi martesat e të njëjtit seks, duke sfiduar presidentin e atëhershëm Xhorxh W. Bush. Ai u përpoq të ofronte shërbime, jo para, për të pastrehët në San Francisko. Në vitin 2004 ai dhe gruaja e tij u shfaqën në kopertinën e Harper’s Bazaar, nën titullin “The New Kennedys”.
Udhëheqja e San Franciscos i dha atij përvojë. Megjithatë shumë parashikojnë se ai do të jetë më i pabesë se paraardhësi i tij, Jerry Brown.
Një pyetje tjetër është se çfarë do të ndodhë kur ekonomia e Kalifornisë, e pesta më e madhe në botë, të përballet në kohë të vështira.
Për shkak të një revoltimi për tatimet mbi pronën në vitet 1970, Kalifornia mbështetet shumë në taksat mbi të ardhurat.
Sesi Kalifornia do të merret me ekonominë dhe buxhetin e saj nën udhëheqjen e një guvernatori të ri, do të mbikëqyret nga afër nga shumë njerëz, përfshirë edhe armikun e Newsom në Shtëpinë e Bardhë.
Nga The Economist