Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka njoftuar zhvillimin e një Ministeriali Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme e Drejtësisë, i cili do të mbahet ditën e sotme dhe nesër.
Lidhur me këto 4 ditët e fundit Xhafaj ka pohuar se kanë qenë dhe do të jenë të ngjeshura me takime dhe aktivitete sa i takon sigurisë në BE dhe rajon.
Më gjatë në postimin e tij në Twitter ai shkruan:
“4 ditë të ngjeshura me takime&aktivitete për çështje të sigurisë në BE e rajon. 2-3 tetor, takim i Drejtorëve të Policisë së vendeve ballkanike, Europol, DEA, FRONTEX, UNODC.
Sot e nesër, Ministeriali Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme e Drejtësisë.
Ministra nga vende të Ballkanit dhe të BE-së, së bashku me Komisionerin e BE-së Avramopoulos.
I pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Austrisë, vend që mban Presidencën e radhës të BE-së, si dhe shumë personalitete të agjencive të ndryshme ligj zbatuese evropiane. Mirësevini!”