MENU
klinika

Natyra dhe ekonomia

Nobeli i ekonomisë, dy amerikanë nderohen

08.10.2018 - 12:36

Dy ekspertë amerikanë, William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer kanë rrëmbyer çmimin Nobel nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Romer nderohet me këtë çmim për “Integrimin e inovacioneve teknologjike në analizat afatgjatë makroekonomike”, kurse kolegu i tij William D. Nordhaus është vlerësuar për “Integrimin e ndryshimeve klimatike në analizat afatgjate makroekonomike”.

Këta shkencëtarë kanë hartuar një metodologji mbi adresimin e disa prej pyetjeve më themelore dhe më të ngutshme të kohës, për mënyrën sesi të krijojmë një zhvillim afatgjatë ekonomik, të pandërprerë dhe të qëndrueshëm.

Natyra është një nga shkaqet kryesore që dikton dhe kufizon rritjen ekonomike, ndërsa dija përcakton sesi dhe sa mirë përballemi ne me këto kufizime dhe si duhet të zhvillohemi në harmoni me të.

Në lidhje me këtë dy shkencëtarët krijuan modele që shpjegojnë sesi ligjësitë tona ekonomike ndërveprojnë me natyrën dhe njohuritë që ne dimë për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit