MENU
klinika

Surpriza

Noizy publikon “Meksikanen”, ritëm e “twerk” në videoklip

08.10.2018 - 09:42

Reperi Noizy ka publikuar pasditen e së dielës këngën e tij më të re, të titulluar “Meksikane”, e cila është një bashkëpunim me “Varrosin”.

Vetëm për 14 orë, kënga po arrin 500 mijë shikime në “Youtube”, duke premtuar se do të jetë nja nga më të suksesshmet e reperit.

Ritëm, e një videoklip i mbushur me femra seksi që bëjnë “twerk”.

Për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur të dy, Noizy dhe Varrosi ndërsa me muzikë janë marrë BledBeats. Vetëm pak momente para publikimit, Noizy bëri të ditur se kënga e re do të ishte një bashkëpunim me Varrosin.