MENU
klinika

Shqiptari në Champions

Nuk ka frikë, Shaqiri: Dua të luaj në Beograd

25.10.2018 - 20:17

Përpos fjalëve dhe komenteve, qoftë nga futbollistët e Crvena Zvezdas, qoftë nga tifozët serbë apo medie të ndryshme, Xherdan Shaqiri ka insistuar se ai nuk shqetësohet për të luajtur në Serbi, kur Liverpool do të udhëtojë në Beograd pas dy javëve.

Mesfushori kosovar është sulmuar shumë kur ai bashkë me Granit Xhakën kanë festuar me shqiponjë fitoren e tyre kundër Serbisë në Botërorin e Rusisë, duke bërë me duar simbolin e shqiptarëve me duart e tyre.

Të dy lojtarët kanë prejardhje nga Kosova, kurse për këtë incident ata janë dënuar më 10 mijë franga, për shkak të problemeve politike. Tifozët e Crvena Zvezdës zyrtarisht e kishin ndaluar të shpalosnin banerat në “Anfield”, ku Liverpool fitoi 4-0, por lëshonin pasthirma kur Shaqiri prekte topin.

liverpool salah shaqiri
liverpool salah shaqiri

Kjo nuk do të jetë asgjë nëse do të shohim pritjen e Shaqirit në Beograd, por ai zyrtarisht nuk ka kërkuar që të qëndrojë në shtëpi. “E kam provuar këtë gjë tashmë në Botëror, kështu që e përballoj këtë problem.

“Sapo lexova disa artikuj kur një lojtar fliste për këtë gjë. Por, nuk shqetësohem çfarë thonë njerëzit. Dua të shkoj atje dhe të luaj futboll. Nuk ka të bëj me politikë, ka të bëj me futboll. Nuk shqetësohem për asgjë, dua të shkojë atje dhe të luaj” – ka deklaruar Shaqiri.

Duke folur për gazetën serbe Kurir muajin e kaluar, drejtori gjeneral i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terzic tha se Shaqiri do të mbrohet nga ndonjë “situatë e padëshiruar”, por spekulohej që lojtari nuk duhej të vinte në Beograd..

shaqiri xherdan
shaqiri xherdan

Për këtë gjë ka folur edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp: “Deri me tani nuk mendoj për këtë gjë, kështu që ka kuptim kur fillimisht mendoj para se të flas”, – ka thënë ai.

Përballja me Crvena Zvezdën  nuk do të ndikojë në nivelin e paraqitjes së Shaqirit, me mesfushorin i cili është duke luajtur shumë mirë kohëve të fundit dhe ishte asistues i dy  golave në fitoren e së mërkurës, kurse zëvendësimi i tij u duartrokit me ovacione mbrëmë.

Klopp e përshkroi pasin te Mohamed Salah “gjenial” dhe i tha Shaqirit: “Vetëm dua të them, faleminderit!”

xhaka e shaqiri me shqiponje
xhaka e shaqiri me shqiponje

“Mendoj që kam kualitete dhe vizion për të dhënë pasime të mira dhe këtë mund ta shihni që dua ta jap në çdo ndeshje. Më pëlqen të luaj futboll këtu dhe këtë e shihni edhe në fushë. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë si skuadër dhe të gjithë të luajnë bukur”, – ka thënë Shaqiri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, Liverpool-Crvena Zvezda

Lojtari i Zvezdas: Shaqiri, provokator!

Flet drejtori i Crvena Zvezda-s

Serbi: Detyra jonë të mbrojmë Shaqirin