MENU
klinika

Botërori

Numër i frikshëm viktimash për “Qatar 2022”

14.10.2018 - 13:17

Nuk është hera e parë që Katari vihet në qendër të kritikave për mënyrën se si po përdor punëtorët për ndërtimin e stadiumeve të vitit 2022, ku do të zhvillohet Botërori i ardhshëm.

Së fundmi, një drejtues i sindikatës së punëtorëve ka zbuluar statistikën tronditëse të vdekjeve që janë shkaktuar gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumeve të Kupës së Botës “Qatar 2022”.

Katari është kritikuar shumë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin e punëtorëve emigrantë. Janë tetë stadiumet që do të përdorën gjatë Botërorit dhe drejtuesit po mundohen në mënyrë të dëshpëruar që t’i kenë gati brenda katër viteve të ardhshme.

qatar 2022

Është e paqartë sa punëtorë kanë vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve, por Hans-Christian Gabrielsen, drejtuesi i Konfederatës Norvegjeze të Sindikatave të Punëtorëve, ka dhënë një ide të frikshme në lidhje me atë që ka ndodhur në Katar.

“Nëse do të mbanin një minutë heshtje për çdo vdekje të ndodhur gjatë ndërtimit të stadiumeve, 44 ndeshjet e para të turneut do të luheshin në heshtje. Historitë e këtyre tragjedive, fatkeqësisht, nuk janë unike. Kjo është jeta e përditshme e qindra mijëra punëtorëve emigrantë në të gjithë botën” – ka thënë Hans-Christian Gabrielsen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN