MENU
klinika

Tenis

Numri 2 në botë rrëfen lajmin tronditës

26.10.2018 - 15:56

E ka zbulluar vetë dhe të vjen keq për një kampione si tenistja 28-vjeçare daneze Caroline Wozniacki, numri 2 në botë, e cila vuan nga sëmundja e “artrit rheumatoid”, me të cilën është diagnostikuar para grand slam të US Open.

Në përfundim të ndeshjes së humbur ndaj ukrainases Elina Svitolina, në raundin e fundit të fazës së grupeve të WTA Championship (Singapor), danezja ka rrëfyer lajmin e keq. Kjo humbje e eliminoi danezen nga ky turne, duke mbyllur kështu sezonin.

Në fillim edhe për mua ky lajm ishte tronditës, pasi jam një sportiste kampione dhe krejt papritur e sheh veten se duhet të bashkëjetosh me këtë problem. Në të tilla raste duhet të ndihesh pozitive dhe të përballesh me problemin e më pas të ndihesh sa më në formë”, – tha Wozniacki.

wozniacki pekin
wozniacki pekin

Tenistja ka rrëfyer se nisi të ndihej e lodhur pas grand slam të Wimbledon dhe se një mëngjes, në turneun e Montreal, nuk ngrinte dot krahët. Më pas, për shkak të këtij problemi, u tërhoq nga turneu i Sinsinatit, që në raundin e parë.

Pasi është vizituar ajo ka mësuar për këtë sëmundje, “artrit rheumatoid”, një sëmundje autoimun, që shkakton fryrje dhe lodhje. Wozniacki ka nisur mjekimin për të kuruar këtë sëmundje, duke thënë se ky problem nuk do të ketë asnjë ndikim në karrierën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN