MENU
klinika

UFC

Nurmagomedov-McGregor, sherr gjatë peshimit

06.10.2018 - 14:57

Në një atmosferë elektrizuese me mijëra e mijëra tifozë të arteve marciale,  rusi Khabib Nurmagomedov dhe irlandezi Conor McGregor, pak orë para duelit që do të zhvillojnë për titullin kampion të peshës së lehtë në eventin UFC-229 (në orët e para të mëngjesit të 7 tetorit me orën shqiptare), kanë zhvilluar edhe një dalje të fundit publike.

Në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, ku do të zhvillohet ky event, kanë dalë të gjithë sportistët që do të duelojnë në UFC-229. Por “qershia mbi tortë” ishte padyrisht momenti kur në skenë janë ngjitur njëri pas tjetrit dy sportistët.

I pari u ngjit irlandezi McGregor, që kreu edhe peshimin e fundit zyrtar e pas tij kampioni në fuqi, rusi Nurmagomedov. Pasi u peshuan ata dolën “face to face”, por në këto momente tensioni ka qenë i lartë dhe nuk kanë munguar përpjekjet për t’u kapur fizikisht.

Madje McGregor tentoi edhe ta godiste me shkelm Nurmagomedov, por që në momentin e parë ndërhynë stafet e dy sportistëve, si dhe presidenti i UFC-së, Dana White. Kjo dalje e fundit publike ishte e hapur për mijëra fansa, që kishin paguar biletën për të qenë të pranishëm në këtë moment.

Madje kjo sfidë mes McGregor dhe Nurmagomedov konsiderohet si sfida më e madhe e historisë së UFC-së, që mendohet se do të kalojë shifrën e 3 milionë PPV (pay per vieë-paguaj për ta parë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vetëm 5 minuta për të kuptuar rastin e mashtrimit

Usain Bolt në mes të katër rrugëve…

Humb përballjet ndaj United për Europa League...

Dembélé do t’i mungojë 5 javë Barçës

Mësoni datat dhe oraret kur do të luhen përballjet!

Dy miqësore me Italinë për Kombëtaren U-17

Tani rinovimi me Milanin është shumë larg…

Rafael Leao, klauzola ‘nyja gordiane’

Mesfushori maroken ka zbarkuar në Paris...

PSG pranë ‘grushtit të shtetit’ me Ziyech