MENU

Promovimi i librit të Nebojsha Pavkoviç

Pacolli: Turp promovimi i kriminelëve të luftës si Pavkoviç

28.10.2018 - 18:26

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas krekosjes së Beogradit me rastin e publikimit të librit të kriminelit famëkeq Nebojsha Pavkoviç, i cili është promovuar nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë në një panair libri. 

Pacolli thotë se ditari i luftës së kryekriminelit Pavkoviç, i cili është i dënuar me 22 vite burg për krime lufte nga Tribunali i Hagës për krime dhe gjenocid kundër kosovarëve, është turp për Serbinë.

Reagimi i plotë i Pacollit:

Këtë fund të tetorit, në kuadër të një panairi të librit në Beograd, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ka promovuar librin, respektivisht ditarin e luftës së kryekriminelit të dënuar me 22 vite burg, nga Tribunali i Hagës për krimet dhe gjenocidin ndaj qytetarëve të Kosovës, Nebojsha Pavkoviç. Nga perspektiva e kriminelit, Pavkoviç në këtë libër mburret për përballjen e Serbisë me NATO-n.

Po e nënvizojë turpin, me të cilin përmes këtij libri krekoset Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, dhe për përmbajtjen agresive të këtij libri.
Shpresoj që të njëjtën qasje ndaj këtij publikimi të turpshëm do të kenë edhe homologët e mi e vendet anëtare të NATO-së dhe institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.

Disa nga kryekriminelët në Serbi janë dënuar, të tjerë shëtisin të lirë, por sidoqoftë Serbia duke promovuar libra të kriminelëve të rangut ndërkombëtar vazhdon të mbetet e burgosura e të kaluarës së saj të turpshme në rajon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çështja e veteranëve të rremë

Pacolli: Kosova të ndihmojë familjet e viktimave