MENU
klinika

Kanë nisur hetimet

Pajisje shpërthyese për Obamën, Clintonin dhe CNN/ Trump fajtor?

24.10.2018 - 17:57

Disa pajisje shpërthyese u dërguan në adresë të ish-presidentit Barak Obama dhe ish-sekretares së shtetit Hillari Klinton, si dhe në zyrat e CNN në Nju Jork, duke bërë që një hetim intensive të niste të mërkurën.

Një zyrtar tha se të tre pajisjet ishin të ngjashme me atë që u gjetën të hënën në shtëpinë e Xhorxh Soros, miliarderit filantropist dhe donatorit liberal, i cili ka marrë vazhdimisht kritika të ashpra nga konservatorët dhe shumë të tjerë.

Pajisjet nuk dëmtuan askënd. Zyrtarët thanë se po hetonin nëse të gjitha pajisjet ishin dërguar nga i njëjti person.

Zonja Clinton, zoti Obama, zoti Soros dhe CNN kanë qenë vazhdimisht shënjestra e sulmeve politike,ku shumë prej të cilave janë udhëhequr nga presidenti Trump. Ai shpesh i është referuar organizatave të mëdha të lajmeve si “armiku i popullit”.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë dënoi përpjekjet për këto sulme të dhunshme.

“Këto akte terrorizuese janë të neveritshme dhe kushdo që është përgjegjës, do të mbajë përgjegjësi”, thuhet në deklaratë. “Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit po hetojnë dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të mbrojtur këdo që kërcënohet nga këta frikacakë”.

Pajisja drejtuar zonjës Clinton në Westchester County u gjet të martën vonë nga një punonjës i Shërbimit Sekret i cili kontrollon postën për të, thoshte deklarata. Paketa drejtuar zotit Obama u gjet të mërkurën nga personeli i Shërbimit Sekret në Uashington, i cili vizitoi postën për Shtëpinë e Bardhë.

Menjëherë pasi Shërbimi Sekret e bëri atë njoftim, Qendra Time Warner, një kompleks i madh zyrash në Midtown Manhattan, u evakuua pasi një pajisje e ngjashme u zbulua se ishte dërguar në zyrat e CNN atje.

Një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit në Nju Jork, tha se ishte e njëjta pajisje.

Shtëpia e zotit Soros ndodhet në Katonah, një lagje në Westchester County, në veri të qytetit të Nju Jorkut.  Të martën, një nga zyrtarët tha se motivi i sulmit ndaj të Soros mbeti i paqartë, duke shtuar se ende nuk kishte pasur asnjë pretendim për përgjegjësin.

 Është e paqartë se ku u dërgua ekzaktësisht pakoja drejtuar zonjës Clinton. Një roje sigurimi në zyrat e Fondacionit Clinton në Midtown Manhattan tha se pajisja shpërthyese iu drejtua shtëpisë së zonjës Clinton në Westchester County dhe jo zyrave të saj.

 Ndërkohë që hetimi është në fazate para, tre pajisjet dhe zarfat që i përmbanin ato potencialisht mund t’u ofrojnë agjentëve federalë të dhëna dhe prova.

Nga New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN