MENU
klinika

Kthimi i Anton Çettës

Pajtuesi i gjaqeve nderohet në shtatore

15.10.2018 - 11:42

Skulptori Agon Qosa përfundon shtatoren në bronz të Anton Çettës, mbledhësit të folklorit e pajtuesit të gjaqeve kudo në hapësirën shqiptare. Tashmë Çetta qëndron në atelienë e skluptorit Qose në Ferizaj.

Skulptori ka thënë se shkrirja në bronz e shtatores është bërë në Mitrovicë, nga Ervis Harlicaj. Sipas tij, vepra tashmë është e gatshme dhe mund të vendoset menjëherë në secilin vend që do t’i caktohet, shkruan sot Koha Ditore.

‘’I kam thirrur këta të Agjencisë për të ardhur e për ta parë. Më kanë thënë se nuk është caktuar ende vendi dhe që ta mbaj në atelie. Nuk e di çfarë të them sa i përket moscaktimit të lokacionit”, ka thënë Qosa sipas portal ekonomia online.

Shteti kosovar ende nuk ka një vend të përcaktuar për shtatoren e tij, personalitetit që ishte prijësi i Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve.
Qysh prej korrikut të këtij viti kur gazeta kishte raportuar se Instituti Albanologjik i Prishtinës kishte refuzuar kërkesën që shtatorja të vendoset në oborrin e këtij institucioni, Këshilli më nuk ka bërë ndonjë kërkesë tjetër.

Anton Çettës ka qenë activist i çështjes kombëtare. Ka mbaruar për letërsi romane në Beograd.

Ka punuar si pedagog në letërsinë e vjetër shqipe në Universitetin Hasan Prishtina. Ai njihet si pajtues i gjaqeve në të gjitha viset e Shqipërisë. Ka qenë deputet i LDK në zgjedhjet e para të vitit 1992 me Ibrahim Rugovën, në kohën e strukturës paralele.

Pas komunizmit ai bëhet kryetar i këshillit kombëtar i pajtimit të gjaqeve. Gjithashtu ai njihet si mbledhës i apasionuar i folklorit shqiptar. Pseudonimi i tij ka qenë ‘’Plaku i urtë’’ dhye kjo lidhej me pajtimin e gjaqeve.

Jeta e tij u ndal në Prishtinë në 1995. Ai është një nga personalitetet e shquara të nderuara për kulturën mbarëshqiptare.