MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Pala serbe kërkon kompromis për dialogun

31.10.2018 - 17:29

Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk ka dhënë detaje mbi propozimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse sipas tij, nuk ka asgjë që dikush do ta pranojë, duke shtuar se ai po kërkon kompromis gjatë gjithë kohës.

Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiç ka thënë se është joreale të pritet që 11 nëntori në Paris do të jetë një ditë vendimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, megjithëse atje do të jenë të gjithë ata që sigurisht janë të interesuar për këtë çështje.

Kosovë

Ka tejkaluar debati parlamentar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka e ka quajtur të sëmurë mental dhe psikopat deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Fjalë të ashpra shkëmbyen dy deputetët në seancën e jashtëzakonshme për diskutimin e kufijve në dialogun me Serbinë.

Maqedoni

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në konferencë për media e pyeti kryeministrin Zoran Zaev nëse duhet përsëri të kthehen hapjet e kutive të pandroës, që kur ai deklaroi se nuk është e nevojshme zgjerimi shtesë i kutisë së Pandorës si përgjigje ndaj kërkesave të Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

Kasami tha se nuk do të kushtëzojnë duke theksuar se nëse Zaev nuk i pranon kërkesat e partisë, ata edhe më tej do ta përkrahin procesin për anëtarësimin në BE dhe NATO.

Bilal-Kasami-interviste

Kosovë

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo korrigjim të kufijve në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, tha se me këtë ide presidenti Hashim Thaçi është ofruar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, por ka larguar subjektet politike në vend.

Hoti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës tha se një ide e tillë për shkëmbim territoresh me Serbinë ka krijuar pasiguri politike në vend.

Maqedoni

Në Gjykatën Penale në Shkup, të mërkurën do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e përgjakshme më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedoni.

Kjo do të jetë seanca e tretë këtë javë, ndërsa rasti ndodhet në fazën e dëshmive, kurse sot duhet të vazhdojë prezantimi i video-inçizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend.


Kosovë

Të mërkurën mbahet seanca e jashtëzakonshme, e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës në të cilën do të ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo korrigjim të kufijve në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

LDK e cila ka thirrur seancën e jashtëzakonshme po ashtu kërkon që të miratohet një rezolutë e cila do ta ndalonte presidentin të flasë për territorin me shtetin serb. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!