MENU
klinika

FSHF publikon videon

Pamje spektakolare nga “Arena Kombëtare”

17.10.2018 - 16:30

Stadiumi “Arena Kombëtare” dita-ditës po merr formë. Vijojnë punimet me ritme të shpejta dhe ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe pamjet më të fundit nga impianti i ri.

Duket qartë se tani kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet për ngritjen dhe veshjen e tribunave si strukturë. Ndërkohë, është ngritur edhe streha metalike me stadiumit.

Pas mbylljes të të gjithë punës me betonin dhe hekurin, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit. Me këto ritme, pritet që stadiumi të jetë gati për Eliminatoret e Kampionatit Europian.

Një impiant modern që do të jetë dhe shtëpia e re e Kombëtares. Ndërkohë, “Arena Kombëtare” për cdo vit do të hidhet si kandidaturë për të luajtur aty Superkupën e Europës.