MENU
klinika

Asnjë projekt i realizuar

Parqet eolike, ëndrra që e mori era

12.10.2018 - 15:10

Në vitet 2007-2011 Shqipëria do të përjetonte ndoshta numrin më të madh të nismave në sektorin energjetik. Ndër nismat që kanë ngacmuar më shumë kanë qenë ato për parqet eolike apo përfitimi i energjisë nga era. Parqet eolike ishin diçka e re, e paeksperimentuar në vend dhe të kujtonin ndonjë pjesë dokumentari për Holandën, me “mullinjtë e erës” që prodhojnë energji në çdo cep të këtij vendi. Interesi i lartë në atë periudhë ngjalli entuziazmin se Shqipëria do të mund të rriste më tej prodhimin energjisë dhe, sidomos, do ta diversifikonte atë. Por, nga viti 2007 e deri më sot rezultati është zero, pra, nuk kemi asnjë park eolik të përfunduar dhe të hyrë në prodhim.

Pritshmëritë që ka Shqipëria janë që 4% e totalit të energjisë së prodhuar në vend deri në 2025 do të prodhohet nga era. Fillimisht, u mendua se zbatimi i këtyre projekteve në bregdet do të ishte një opsion shumë i mirë, duke qenë se prania e erës është e mjaftueshme, por zakonisht dëmtimi pajisjeve është më i madh, duke e rritur kështu koston e operimit.

Disa nga zonat që janë lakuar shpesh si potenciale për zhvillimin e parqeve eolike janë Durrësi, Kryevidhi, Tepelena, Saranda dhe Vlora. Edhe pse Shqipëria mund të ketë potencial për ta zhvilluar këtë sektor, përtej objektivave modeste, ajo që kufizon investitorët duket se është mungesa e një informacioni të detajuar mbi shpejtësinë e erës në vend.

Në Planin Kombëtar të Veprimit Burimeve të Rinovueshme të Energjisë për periudhën 2015-2020 , lidhur me energjinë eolike, janë parashikuar 30 MW instalime të tilla për prodhimin e energjisë elektrike

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN