MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 8

Partizani thyen Kukësin, ndryshon renditja

08.10.2018 - 17:46

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përballë Kukësit, që ishte edhe ekipi pritës, Partizani fiton me një gol të shënuar nga Esat Mala në minutën e 20-të. Ishte një kundërsulm perfekt i kryeqytetasve, me Bardhin që dha asistin e zgjuar për Malën, i cili kaloi topin mbi portierin Frashëri, duke e dërguar në rrjetë.

Kukësi ka pasur vetëm një rast me Rexhinaldon, por sulmuesi nuk shënjestroi portën e Hoxhës, me kokë. Grintë, shumë ndërhyrje të ashpra dhe ritëm. Kështu është karakterizuar pjesa e parë e takimit, teksa të kuqtë kanë pasur edhe një tjetër mundësi, por kanë shpërdoruar kundërzbritjen, duke bërë zgjedhje të gabuar në pasim.

Në pjesën e dytë, Kukësi i afrohet golit të paktën dy herë, me Kalanë dhe me Shafik, por në të dy rastet, futbollistët e verilindorëve nuk gjetën shënjestrën e duhur. Hoxha u ngjit në katedër kur i tha jo goditjes me kokë të Spehar, duke fluturuar dhe duke devijuar në goditje nga këndi.

Goli i Malës on Vidnews.

Në anën tjetër, Frashëri bëri të njëjtën gjë duke mohuar golin e dytë. Pas katër minutash shtesë, erdhi vërshëllima e arbitrit që mbylli këtë supersfidë. Për Partizanin është fitorja e gjashtë në këtë kampionat dhe e pesta radhazi. Që pas barazimit ndaj Laçit, skuadra e Gegës ka marrë katër fitore radhazi.

KUKËSI – PARTIZANI      0-1

Mala 20′

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Uilliam, Ethemi, Dzaria (Limaj 46′), Shkodra, Shafik (Shpehar 71′), Kalaja (Çyrbja 60′), Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Bardhi (Hebaj 70′), Mala (Çinari 74′), Mensah (Kote 58′). Trajner: Skënder Gega.

Kartonë të verdhë: Dzaria 30′, Shameti 53′, Limaj 81′ / Asani 16‘, Hebaj 90′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi, Rudin Preca

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 8

Skënderbeu del duarplot nga Gjirokastra