Shkurtin e vitit të ardhshëm ai mbush 34 vjeç, por me sa duket, po dalin fjalët që ka thënë, që do të tërhiqet nga futbolli pas moshës 40- vjeçare. Cristiano Ronaldo nuk ka aspak frikë nga akuzat për abuzim seksual që janë ngritur karshi tij nga gjykatësit amerikanë dhe nga Katrhyn Mayorga, madje ai është i qetë.
Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, CR7 ka planifikuar që tani të ardhmen, e cila do të jetë pikërisht në Amerikë, në kampionatin e MLS. Pasi të mbyllë aventurën me Juventusin, sulmuesi portugez do të zhvendoset në Amerikë, ku do të luajë me skuadrën e Orlando City, ekip ku më parë është aktivizuar edhe braziliani Kakà.
Sipas “Don Balon”, skuadra nga Florida do t’i ofrojë një kontratë prej 50 milionë dollarësh në vit si dhe mundësinë që të bëhet pronar i këtij klubi. Një deklaratë kjo që përgënjeshtron atë të menaxherit të tij, Jorge Mendes, që tha se “Juventusi do të jetë skuadra ku Ronaldo do të mbyllë karrierën”.
Por në Spanjë lëshojnë “bombën”, sipas së cilës, Ronaldo do të luajë vetëm për dy sezone me Juventusin dhe jo katër sipas kontratës e më pas do të transferohet në Amerikë, ku po e presin…