MENU
klinika

Plakja e popullsisë

Pas një shekulli do ngelemi 1 milion

07.10.2018 - 13:17

Pothuajse gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku pjesë është edhe vendi ynë, po plaket me ritme të shpejta. Nëse ato nuk marrin masa për të frenuar përkeqësimin e situatës, e ardhmja e ekonomisë do të jetë e  zymtë.

Banka Botërore raporton se, këto vende do të përballen me ulje të produktivitetit, pasi plakja në rajon do të ulë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore dhe do të frenojë rritjen mesatare vjetore të të ardhurave për frymë me 0.4 pikë përqindjeje gjatë 50 viteve të ardhshme.

Plakja e popullatës, gjithashtu, do të sjellë dyfishim të varësisë së të moshuarve ndaj moshës së punës, nga viti 2015 deri në vitin 2050. Në horizont duket se nuk ka ndonjë shenjë përmirësimi, pasi popullsia parashikohet të vazhdojë në rënie.

Sipas Bankës Botërore, e cila së fundi publikoi një analizë për Ballkanin Perëndimor, tendenca e plakjes së popullsisë vjen për dy shkaqe: niveli i ulët i lindjeve, i shoqëruar me emigracion të lartë.

Sa i përket Shqipërisë, në fillim të vitit 2017, popullsia në Shqipëri ishte 8 mijë persona më pak se parashikimet e INSTAT-it për këtë vit. Kjo rënie, në raport me çfarë pritej, mund të konsiderohet më fatale për moshën nga 0-15 vjeç, ku rrudhja është me 10 mijë të rinj më pak nga sa pritej.

E kundërta ndodh me të moshuarit, të cilët po shtohen me shpejtësi. Shqiptarët mbi 60 vjeç këtë vit janë 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011, kur u bë Censusi i fundit për Popullsinë dhe Banesat. Mosha mbi 60 vjeç zë aktualisht 18.8 për qind të gjithë totalit të popullsisë.

Tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë e paralajmëroi edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara që në raportin e këtij viti. Sipas OKB-së, brenda një shekulli, popullsia e vendit tonë do të shkojë nën 1 milion banorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në 2100 më pak se 1 milionë shqiptarë

Shqiptarët drejt ‘zhdukjes’. Frikë nga familja?


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!