MENU
klinika

Çifti simpatik

Pas shtatëzënisë, Almeda e Tolga kanë tjetër lajm

29.10.2018 - 11:34

Pas lajmit të pak ditëve më parë se Almeda Abazi ishte shtatzënë, nuk ka vonuar shumë dhe çifti ka bërë publik edhe gjininë e fëmijës.

Moderatorja shqiptare dhe aktori turk Tolgahan Sayışman, pak ditë më parë dhanë lajmin se do të bëheshin prindër.

Dyshja e njohur pëlqehen jashtë mase si në Shqipëri edhe në Turqi dhe sigurisht që ky lajm ka pushtuar media rozë të të dy vendeve.

Mirëpo ditën e sotme bukuroshja shqiptare ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që pritet të sjellë në jetë.

Almeda ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale nga festa me familjarët shkruhet: “Është djalë!” Pra ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk po presin fëmijën e tyre të parë dhe do të jetë një djalë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfehet Tolgahan...

Shqiptarja që “zbuti” turkun