MENU
klinika

Në rritje me 54%

Pasuria mesatare e një shqiptari, 17 mijë USD

23.10.2018 - 10:33

Pasuria mesatare e një shqiptari ka arritur këtë vit në afro 17 mijë dollarë. Sipas raportit më të fundit të bankës zvicerane Credit Suisse për pasurinë globale, pasuria e një shqiptari të rritur është rritur me rreth 6 mijë dollarë krahasuar me vitin 2017. E thënë ndryshe, sipas Credit Suisse, në harkun e një viti, pasuria e një shqiptari është rritur me plot 54%.

Vitin e kaluar, flitej për një pasuri totale të shqiptarëve në 24 miliardë dollarë, ndërkohë që këtë vit banka zviceriane, tregon se, pasuria është ngjitur në plot 37 miliardë dollarë. Pasuria në fjalë nuk është vetëm monetare, pasi ndahet në financiare dhe jo financiare. Në këtë të fundit përfshihet pasuria e paluajtshme. Është pikërisht kjo e fundit që i ka dhënë shtysën kryesore rritjes së pasurisë në këtë raport. Pasuria jo financiare e shqiptarëve është rritur me rreth 5200 dollarë për frymë, çka justifikon edhe rritjen e ndjeshme të pasurisë në një vit me plot 54%.

Për Credit Suisse, pasuria e një shqiptari të rritur ndahet në 3.085 USD pasuri financiare dhe rreth  15 mijë USD për frymë pasuri të paluajtshme. Por, pasurisë i hiqet edhe borxhi neto i çdo shqiptari, që këtë vit fiksohet në 1.153 USD për frymër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN