MENU
klinika

Dramë njerëzore

”Pengu” vjen në skenë në teatrin ‘’Aleksandër Moisiu’’

17.10.2018 - 22:04

Gjatë tre netëve në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” është përjetuar lum me duartrokitjet e publikut me shfaqjen e dramës “Pengu“ nga regjizori Saimir Gongo. Kjo shfaqje çeli dhe sezonin artistik të vjeshtës në qytetin e Durrësit.

Drama zhvillohet rreth një pengmarrje, ku një grup prej katër personash marrin peng një person të pasur kundrejt një shpërblimi prej pesëdhjetë mijë eurosh për ta lëshuar.

Njëri prej pengmarrësve, një baba i ri i divorcuar shprehet kundër pengmarrjes, megjithatë edhe ai pranon dhe kryen pa dëshirë atë që kërkon shefi i tij.

Me Neritan Liçaj në rolin e Justinianit, babait të divorcuar, dhe nëpërmjet një loje që e surprizon publikun, dramaturgu shpreh se “bota është një burg i madh ku të gjithë burgosim njëri-tjetrin”.

kolana e librave

Kjo dramë është një simbolikë e njerëzve që duan fitim të shpejtë, që kanë ëndërime të mëdha e talente, për ato situata që kthehen e bëhen boomerang(kundrejt vetes).

Ndërkohë duket sikur pengmarrja vështirësohet, pasi një polic hyn në shtëpinë e pengmarrësve dhe në përpjekje për të ndihmuar pengun mbetet i vrarë.

Kjo lojë midis pengmarrësve e ndërlikon lojën e personazheve. Një dramë ku pengj të gjithë në një mënyrë ose në një tjetër janë peng i asaj që bëjnë.

Drama  “Pengu” u realizua në skenën e teatrit nga Kastriot Shehun, Amos Zaharinë, si dhe Olta Gixharin, të cilët ishin të gjithë “të burgosur”. Drama përfundon tragjike dhe e dhunshme për personazhin kryesor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN