MENU
klinika

Me parathënie nga Kadare

Për lexuesin/ Botohet vepra e 3-të e Mid’hat Frashërit

24.10.2018 - 18:07

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” përuroi sot veprën e 3-të të mendimtarit të njohur shqiptar’ Mid’hat Frashërit.

Vepra është pjesë e një kolane prej 13 veprash që pritet të botohen në vijimësi nga ky institut që mban emrin letrar të tij.

Veprat e 3-të e Mid’hat Frashërit përmban një pjesë të veprës letrare të tij, një pjesë e tyre e pabotuar ndonjëherë, e cila i vjen publikut shqiptar në prag të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ku Mid’hati ishte nismëtari dhe kryetari i Kongresit që sanksionoi alfabetin latin të gjuhës shqipe.

mid'hat frasheri-konica.al
mid’hat frasheri-konica.al

Drejtori i Institutit, historiani Uran Butka vlerësoi veprimtarinë e atdhetarit të madh dhe vlerësoi botimin e tretë të veprës së Frashërit, e cila përmban një pjesë të madhe të punës letrare të shqiptarit të madh.

Falë propozimit të Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, në Shqipëri do të mbërrijnë në nëntor eshtrat e Mid’hat Frashërit të cilat ndodhet në New York, që nga vdekja e tij në 1949.

mid'hat frasheri-konica.al
mid’hat frasheri-konica.al

Në këtë përurim ishte i ftuar edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, i cili i ka dedikuar një parathënie veprave dhe punës letrare të Mid’hat Frashërit, në veçanti dramës historike “Foleja Kombëtare”.

Mes të pranishmëve të shumtë, në përurim folën studiuesi i njohur Aurel Plasari, Dhurata Shehri, Agron Tufa, Persida Asllani, Ambasadori i Kosovës Sylë Ukshini, etj.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!