14.10.2018 - 11:23
Juristi i ZRPP të Fierit, është arrestuar pas disa muajsh në arrati duke qenë se akuzohet për korrupsion.
Burime zyrtare nga policia pohuan se bëhet fjalë për Ervis Bregasin, 32 vjeç, banues në Cakran.
Për juristin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me 26 maj të këtij viti kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.