MENU
klinika

Deklarata

Përplasje PS-PD në Bruksel/ Opozita braktis mbledhjen e PE-së

15.10.2018 - 14:47

Genc Pollo dhe Taulant Balla kanë ngritur tonet edhe në Parlamentin Europian.

Teksa Balla fliste përballë të pranishmëve, Pollo kërkoi fjalën. Ndërkohë drejtuesja e Komisionit “kritikoi” Pollon, ndërsa ky i fundit bashkë me përfaqësuesit u larguan nga salla.

“Eurodeputetët e sikletosur nga Balla. Ç’të bëjmë, zemë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Eurodeputetët kerkojne zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”, tha Pollo.

Pollo kërkon që komisioni të mos drejtohet nga Balla, ndërsa ka theksuar se kjo është e padenjë të jetë bashkëkryetar.

“Është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar.Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi. Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi.Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel”

Ajo kërkoi nga deputetët e opozitës të respektojnë rendin e ditës, ndërsa theksoi se me largimin nga mbledhja deputetët tregojnë se janë kundër dialogut.