MENU
klinika

Nga New York Times

Përralla e një princi saudit…

21.10.2018 - 14:43

Princi i kurorës, Muhammed bin Salman, kohët e fundit dha një shpjegim të pabesueshëm për vdekjen e Jamal Khashoggi. Pyetja tani nuk është nëse shpjegimi i fundit i Saudit për vdekjen e Jamal Khashoggi është i besueshëm apo jo, por kë ata mendojnë se po mashtrojnë.

Në botën autokratike të princit të kurorës Mohammed bin Salman, ajo që ka rëndësi është nëse e gjitha kjo është e mjaftueshme për të kënaqur Presidentin Trump.

Trump varet nga miku i tij Prince Mohammed dhe meritat fitimprurëse nga armët saudite, dhe ai duket se më në fund mori frymë lirisht, pas më shumë se dy javësh gënjeshtrash dhe spekulimesh në këtë histori.

Ishte një “hap i mire” dhe një “hap i madh”, tha Trump të premten mbrëma. I pyetur nëse ai e besonte këtë version, ai u përgjigj: “Po”.

Ai është në një minoritet me këtë mendim. Historia saudite është konsideruar gjerësisht si një përpjekje për të mohuar gjithçka që ishte thënë deri tani, se një grup prej 15 agjentësh sauditë ishte në Stamboll ditën kur Khashoggi pritej në konsullatën saudite dhe mendohet se e kanë vrarë atje.

Pra në një farë mënyre ky lloj versioni përpiqet të heqë çdo përgjegjësi nga Princi Mohammed.

Në këtë tregim, thuhet se ka patur një urdhër të përgjithshëm nga lart për  disidentët që jetonin jashtë vendit, dhe thuhet se zëvendësdrejtori i zbulimit, gjenerali Ahmed al-Assiri , dërgoi një ekip për të kthyer Khashoggin.

Sipas këtij versioni të përrallës, Khashoggi pati një “zënkë”, të cilën e nisi vetë dhe gjatë saj dhe u vra, dhe flitet se trupi iu dha një bashkëpunëtori lokal për tu shkatërruar ose për tu zhdukur.

Kështu që tani 15 agjentët, dhe një shofer janë arrestuar, ndërsa Gjenerali Assiri dhe një ndihmës i ngushtë i princi i kurorës, Saud al-Qahtani dhe disa zyrtarë të tjerë, janë pushuar nga puna.

Një nga problemet e shumta në këtë histori është se askush nuk do të pranojë me të vërtetë që një gazetar 60-vjeçar ka qenë shkaktar i një zënke. As nuk shpjegon pse u deshën dy javë që Sauditët të pranonins e Khashoggi kishte vdekur.

Dhe pse Khashoggi konsiderohej një kërcënim aq i madh saqë aparati i sigurisë i Arabisë u përpoq ta rrëmbente apo edhe ta vriste atë? A do ta toleronte Princi Mohammed, reformatori që i lejoi gratë të ngisnin makinë një dhunë të tillë?

Jo, jo, mbreti që burgosi ​​shumë nga kushërinjtë e tij, që rrëmbyeu kryeministrin e Libanit, që filloi një luftë shkatërrimtare në Jemen, prishi marrëdhëniet me Kanadanë nuk mund ta tolerojë këtë.

Trump është mashtruar nëse ai vërtet beson se ky tregim i Arabisë mund ta mbyllë këtë si çështje. Asgjë e ndershme nuk mund të pritet më nga Arabia Saudite.

Presidenti amerikan duhet të kërkojë një hetim nga Kombet e Bashkuara, nga zyrtarë të respektuar dhe të pavarur dhe ai duhet t’i kërkojë Turqisë të ofrojë prova të tjera. Ai duhet të pezullojë shitjen e armëve në Arabinë Saudite dhe t’u kërkojë aleatëve të NATO-s të bëjnë të njëjtën gjë.

Së fundi, zoti Trump duhet të sigurohet që çdo gjë që ka mbetur nga një gazetar i ndershëm saudit, i cili pësoi një fund barbar vetëm sepse tha të vërtetën, të kthehen në shtëpi.