MENU
klinika

Të dhënat

Personat me aftësi të kufizuara/ Qarku me numrin më të lartë

13.10.2018 - 17:25

Elbasani është qarku me numrin më të lartë të personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri.

Të dhënat e INSTAT të publikuara së fundmi tregojnë se për 10 mijë banorë në këtë qark, numërohen 311.7 persona me aftësi të kufizuara.Tirana dhe Durrësi edhe pse kanë një popullsi më të dendur, klasifikohen si qarqet me numrin më të ulët të personave me aftësi të kufizuar.

Qarku Elbasan ka numrin më të lartë të personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave konstatohet se në vitin 2017, numri i personave me aftësi të kufizuar që janë pjesë e skemave të Shërbimit Social Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë është rreth 50 mijë.

instat-konica.al
instat-konica.al

Ndërsa nëse i vlerësojmë sipas qarqeve, Elbasani numëron 311.7 persona me aftësi të kufizuara për 10 mijë banorë.

Ndërkohë numri më i ulët konstatohet në qarkun e Tiranës, ku numërohen 89.9 persona me aftësi të kufizuar për 10 mijë banorë, e ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.

Krijimi i aftësive të kufizuara tek njerëzit lidhet me disa faktorë midis të cilëve, varfëria, nga kequshqyerja, nga sëmundjet nga kushtet e këqija të jetesës (për shembull, mungesa e ujit të sigurt dhe higjienës) por edhe nga ekspozimet mjedisore.

Elbasani është një ndër qytetet me ndotje të theksuar mjedisore, e lidhur kjo me industrinë e Metalurgjikut.

Personat me aftesi të kufizuara në Shqipëri kanë shumë vështirësi edhe të bëhen pjesë e sistemit arsimor, ku 1 në 4 persona në moshë madhore me aftësi të kufizuara nuk kanë mundur të ndjekin shkollën, pjesa më e madhe e të cilëve kanë mbetur analfabetë.

aftesi-te-kufizuara-konica.al
aftesi-te-kufizuara-konica.al

 

Nga kjo situatë janë prekur më shumë të rinjtë e moshës 15-24 vjeç që janë përballur me kufizime konjitive në periudha të hershme të jetës së tyre, duke qenë se objektet arsimore të përshtatura për nevojat e tyre mund të mos jenë të disponueshme dhe të aksesueshme.

Personat me aftësi të kufizuar

Elbasanit 311.7 persona
Gjirokastër 237,7 persona
Korçë 231,3 persona
Tiranës 89.9 persona
Durrësit 131.4 persona
Fieri 174 persona