MENU

Shqetësuese!

Pezmatimi i veshkave dhe fshikëzës urinare

25.10.2018 - 14:31

Sëmundja e aparatit urinar, është një sëmundje serioze e cila karakterizohet me mahisjen e glomerulave (nyje enësh kapilare ose fibrash nervore në veshkë) dhe prishjen në shkallë të ndryshme të funksionit të veshkave. Prek më tepër moshat fëminore, 3-10 vjeç. Meshkujt sëmuren më shumë se femrat.

Në zhvillimin e sëmundjes rol të padiskutueshëm luan edhe faktori i alergjisë. Zakonisht sëmundja fillon 10-15 ditë pas kalimit të një katari të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, të një gripi apo të një sëmundje me temperaturë të lartë.

Kjo sëmundje ka dhimbje beli dhe pakësim të urinës. Sëmundja fillon përnjëherësh ose gradualisht. Ka ngritje të tensionit arterial, manifeston marrje mendsh, dhimbje koke, zhurmë në vesh. Urina është me gjak, i cili mund të duket me sy ose gjatë marrjes së analizave.

Në analizë vërehet albumin me sasi të madhe, pakësim të rruazave të bardha dhe pakësim të sasisë së urinës.

Në veshka shkaktohen shumë sëmundje të ndryshme, që nuk mund t’i përmendim, por në to formohen disa lloje gurësh: fosfatikë, oksalikë (grumbullim i indeve të kristalta të oksalatit që provokon inflamacion), urate, kalciumi. Ata formohen në veshka, uretër, fshikës të urinës etj.

Ka plot metoda për thërrmimin e disa gurëve të butë dhe të mesëm. Lejohet të përdorni: vezë, mish, djathë, patate, oriz, barishte, fruta etj. Ndalohet: kafeja, kakao, çokollata, duhani, alkooli etj.

I sëmuri, kur ka të tilla probleme në veshka, duhet të paraqitet patjetër te mjeku kompetent, urolog. Duhet patjetër që pacienti t’u shmanget kripërave që janë bërë shkak për gurët në veshka.

Mënyrat tradicionale të kurimit:

Merrni 10 lugë gjelle me kashtë tërshëre të grirë imët. Hidheni në 1 litër ujë dhe ziejeni për 3 minuta. Ena lihet e mbuluar derisa të ftohet. Pasi kullohet, pini një filxhan çaj disa herë në ditë. Kjo shërben për infeksionin e veshkave.

Zieni majdanoz dhe lëngun e tij pijeni nga 2 gota uji me çaj para buke. Këtë kurë ndiqeni për 1 muaj rresht.

Merrni një dorë me fara bostani (pjepër). Shtypini dhe pastaj ziejini në 1 litër ujë për 20-25 minuta. Pasi kullohen, pini 2 gota në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë vonë.

Edhe dardha ka një efekt të madh në rastet e pezmatimit të veshkave nga gurët në rrugët urinare. Merrni 15-30 gr gjethe në 50 gr ujë. Ziejini për 10-15 minuta dhe pini 3 herë nga 1 gotë para buke.

Merrni 50 lëvozhga veze. Pasi lahen dhe pastrohen, thahen në diell. Pastaj kavardisen në një tenxhere me zjarr, derisa të marrin ngjyrë kafe. Bluhet me mulli kafeje dhe me pluhurin që del pihet 1 lugë kafeje me 1 gotë ujë me sheqer ose me 1 filxhan çaji çdo ditë esëll në mëngjes për 1 muaj rresht.

Një metodë tjetër, por kanadeze është me gjethet e njoma të rrushit dhe të domates. Merrni një grusht me gjethe të njoma dhe i zieni në 1 litër e gjysmë për 20 minuta. Pasi kullohen, pini 3 herë nga 1 gotë para buke dhe pa sheqer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN