MENU
klinika

2300 vjeçare

Piramida më e madhe në botë në Egjipt? Gaboheni!

12.10.2018 - 17:59

Në qytetin e Puebla-s në Meksiko ndodhet një kodër e madhe me një kishë në majë. Por në fakt, nuk është një kodër e zakonshme, por një piramidë gjigante.

Nuk dihet se kush e ka ndërtuar objektin e vjetër 2.300 vjet, por autorët e tij kanë ditur se argjila nga e cila është ndërtuar, është e përshtatshme për rritjen e bimëve, të cilat e mbulojnë piramidën sot në tërësi. Por, një gjë është e sigurt- ishte shumë vështirë për ta pikasur.

Kortez, i cili në vitin 1519 invadoi qytetin e lashtë Çolula, nuk e kishte hetuar piramidën dhe popullata vendase se e kishte gjetur deri në vitin 1910.