Brazilianët përballen me një zgjedhje të tmerrshme. Kandidati më popullor, që duket se do të zgjidhet president i Brazilit është Jair Bolsonaro, një kandidat, i cili adhuron diktaturën dhe armët, shtyn policinë të vrasë kriminelë, kërcënon të dëbojë kundërshtarët dhe paragjykon gratë, njerëzit me ngjyrë dhe homoseksualët.
Rivali i tij është Fernando Haddad nga Partia e Punëtorëve. 13 vitet e saj në pushtet, nga viti 2003 deri në vitin 2016, përfundoi me një depresion ekonomik.
Krimi është shtuar shumë vitet e fundit. Afro 64,000 njerëz u vranë në Brazil vitin e kaluar, një numër rekord. Kuptohet, brazilianët janë të zemëruar. Tani ata janë të gatshëm të zgjedhin Bolsonaron, një populist me instinkte autoritare, si president të tyre.
Që një njeri i tillë të udhëheqë vendin më të madh të Amerikës Latine mund të konsiderohet një tragjedi.
Zgjedhja e mundshme e Bolsonaros do të përbëjë një sfidë të re: një president me impulse autokratike mund të shkatërrojë demokracinë e Brazilit. Është e rëndësishme që politikanët e të gjitha ideologjive të bashkohen në këtë rast. Por nëse Bolsonaro paraqet ide të mira për përmirësimin e ekonomisë dhe kontrollin e korrupsionit, ata duhet ta ndihmojnë.
Brazili është një demokraci relativisht e re; diktatura mori fund në vitin 1985. Por kjo nuk është një dobësi.
Shtypi tashmë po sulmon Bolsonaron, dhe për këtë arsye, ashtu si Donald Trump, ai e akuzon shtypin për përhapjen e lajmeve të rreme.
Institucione të tilla mund të pengojnë disa nga planet e zotit Bolsonaro. Propozimi i Bolsonaros për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës së Parisit po e alarmojnë botën. Kongresi dhe grupet e aktivistëve duhet ta kundërshtojnë këtë.
Jo të gjitha idetë e Bolsonaros janë të këqija. Ai ka treguar shumë interes në zgjidhjen e problemeve kryesore ekonomike të Brazilit. Nëse ai e ka seriozisht lidhur me reformimin e sistemit të pensioneve, që kërcënon stabilitetin financiar të Brazilit, kongresi duhet të bashkëpunojë.
Tashmë Bolsonaro ka dëmtuar kulturën demokratike të Brazilit duke lavdëruar ish-diktaturën, dhe duke insistuar se kundërshtarët politikë janë armiq të shtetit. Retorika e tij mund t’i bëjë brazilianët më të hapur ndaj autokracisë në të ardhmen. Për të përballuar këtë, Brazili ka nevojë për një opozitë që mbron normat demokratike.