MENU
klinika

Karriera vazhdon

Policia e kërkon, Elvana publikon videoklipin e ri!

19.10.2018 - 16:07

Ndërsa policia ka marrë masa për shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares Elvana Gjata për të dhënë deponimin e saj në lidhje me ngjarjen e Bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, këngëtarja i ka befasuar të gjithë dhe është shfaqur në një videoklip të ri.

Elvana njihet si e fejuara e Ervin Matës, njërit nga personat e përfshirë në konflikt. Por ndonëse kanë kaluar ditë nga ngjarja, këngëtarja, e cila sipas verifikimeve, ka qenë e pranishme në lokal pak minuta para shkrepjes së armëve, ende nuk ka dhënë deponimin e saj.

Pavarësisht të gjithave, këngëtarja ka publikuar këngën e re si për të treguar se karriera e saj vazhdon normalisht.

Kënga e re është një bashkëpunim me Poo Bear, me titull “Shade”. Por ajo që bie në sy në këtë videoklip është fakti që ende nuk është publikuar në kanalin zyrtar të këngëtares, por në atë të Poo Bear.

Një tjetër detaj interesant janë edhe shikimet e videoklipit të ri në Youtube, i cili edhe pse është publikuar që prej ditës së enjte, ka marrë vetëm 16 mijë shikime. Ndoshta edhe kjo e ndikuar nga fakti se kanali në të cilin është publikuar ka një numër më të vogël ndjekësish.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?