MENU
klinika

Volej Meshkuj

Polonia konfirmohet kampione e botës

01.10.2018 - 14:47

Polonia rikonfirmohet kampione e botës në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-0 (28-26, 25-20, 25-23) ndaj Brazilit në finale e Kampionatit Botëror të Volejbollit zhvilluar në Itali. Skuadra polake përsëriti suksesin e 4 viteve më parë (asokohe fitoi në shtëpinë e saj), duke ngritur lart trofeun më të rëndësishëm të volejbollit.

Një ndeshje e dominuar nga kombëtarja polake në të trija setet, duke korur një triumf të merituar. Lojtari polak Bartosz Kurek u shpall “MVP” i turenut.

Në finalen e “vogël”, atë për vendet 3-4, Amerika fitoi 3-1 (23-25, 25-17, 32-20, 25-19) ndaj Serbisë, duke marrë medaljen e bronzit.

itali volejboll
itali volejboll

Dream Team

Shuterët më të mirë: Michal Kubiak (POL), Douglas Souza (BRA)

Qendrat më të mira: Piotr Nowakowski (POL), Lucas Saatkamp (BRA)

Pasuesi më i mirë: Setter: Micah Christenson (USA)

Libero: Pawel Zatorski (POL)

Diagonalisti më i mirë: Matthew Anderson (USA)

MVP: Bartosz Kurek (POL)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN