MENU
klinika

Gjendje emergjencës mjedisore

Porto Romano/ Situatë alarmante

23.10.2018 - 19:50

Qershorin e këtij viti kryeministri Edi Rama, premtoi transformimin e parkut në Porto Romano në Durrës.

“Do e transformojmë atë zonë në një park, po studiojmë një park, brenda vjeshtës së ardhshme ose do e kemi realizuar, ose do jemi duke e realizuar”.

Por ndonëse në zonën e Porto Romanos është shpallur gjendja e emergjencës mjedisore nga Këshilli Bashkiak i Durrësit, situata është akoma më e rëndë.

situata ne porto romano--konica.al
situata ne porto romano–konica.al

Shtëllungat e tymit e bëjnë të pamundur të flasësh, si dhe bie në sy është banorë të shumtë që marrin mbetje nga kjo zonë.

Hedhja e plehrave të Durrësit për 25 vite ka bërë që në këtë fushë, volumi i mbetjeve të arrijë në rreth 530 000 metër kub.

Ato janë shpërndarë në çdo cep të kësaj fushe prej 18 hektarësh. Për shkak sepse nuk përpunohen, ato digjen në terren të hapur.

situata ne porto romano--konica.al
situata ne porto romano–konica.al

Rudina Trikshiqi, specialiste e Mjedisit në Bashkinë e Durrësit thotë:

“Me shkresë e shpallur emergjenca e mjedisit i është dërguar Ministrisë së Mjedisit, duhet të mblidhet komiteti i menaxhimit të mbetjeve që do miratojë shpalljen e emergjencës mjedisore dhe më pas alternativat që do të jenë për ndërhyrjet në këto 4 vend grumbullime këto janë vend grumbullime pa asnjë kusht teknik dhe të trashëguar ndër vite dhe Bashkia e Durrësit me tarifën që mbledh për pastrim gjelbërimin është relativisht shumë e ulët për të ndërhyrë”.