MENU
klinika

Deklarata e KFOR-it

‘Presidenti Thaçi mund të shkojë kurdoherë në Veri të Kosovës’

03.10.2018 - 13:40

Komandanti i KFOR-it konfirmon se Policia e Kosovës nuk ka nevojë të kërkojë asnjë leje për hyrje në veri në Kosovës.

Policia e Kosovës nuk duhet të pyes askënd për çfarëdo leje të shkojë në veri të Kosovës, andaj, ata nuk kanë shkelur asnjë rregull”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Gracov.

Zëdhënësi kryesor i KFOR-it Vincezo Gracovi ka deklaruar se me rastin e vizitës së paradokohshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nuk ka pasur asnjë incident, arrestim apo operacion ushtarak dhe se Thaçi ka të drejtë të lëvizë gjithkund nëpër vendin e tij pa marrë leje.

Ne konfirmojmë se nuk ka pasur kurrfarë incidenti, as arrestimi, as operacioni ushtarak, e as kurrfarë sulmi ndaj askujt… Thaçi e ka vizituar këtë rajon dhe gjatë vizitës e ka përcjellë ekipi për mbrojtje të personave të rëndësishëm i Policisë së Kosovës”, ka thënë Grasov.

Grasov ka konfirmuar se KFOR-i nuk është informuar paraprakisht për vizitën dhe ka thënë se presidenti Thaçi, si lideri më i lartë i institucioneve të Kosovës është i lirë të lëvizë gjithkah nëpër Kosovë.

Policia e Kosovës nuk ka nevojë të pyes askënd që të shkojë në veri të Kosovës, andaj, ata nuk kanë shkelur asnjë rregull”, ka thënë Grasov.

Pasi presidenti Thaçi e ka braktisur rajonin, në Zubin Potok janë ngritur disa bllokada, pa asnjë arsye logjike. KFOR nuk ka intervenuar, sepse bllokadat nuk kanë paraqitë asnjë rrezik për siguri dhe liri të lëvizjes”, ka përfunduar zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Gracov.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!