Menu

Obeziteti

Prishtina shënon Ditën Botërore të Mbipeshës

11.10.2018

Gjatë të enjtes në Prishtinë janë ofruar kontrolle falas për qytetarët, me rastin e shënimit të 11 Tetorit – Ditës Botërore të Mbipeshës.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Nën organizimin e Human Care dhe FES, janë shpërndarë broshura informuese për të promovuar zgjidhje praktike kundër mbipeshës.

Sipas Hana Xhemailit nga FES, qëllimi i këtij aktiviteti është kundër stigmatizimit dhe gjuhës denigruese ndaj personave me mbipeshë.

Gjuha që përdoret për njerëzit që janë mbipeshë paraqet probleme të ndryshme si në shëndet si në popullatë, si në njerëz që kanë nevojë me pas tretman ndaj saj”, tha Xhemaili.

Hana Qavdarbasha, mjeke nga Human Care, u ka rekomanduar të gjithë qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm për shëndetin.

Në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbipeshës u rekomandoj pacientëve të kenë kujdes ushqimin të merren me aktivitet fizik, të marrin terapinë me rregull dhe kontrollet e rregullta tek mjeku, po ashtu edhe kontroll të peshës”, tha Qavdarbasha. /Konica.al/