Profesori Shqiptaro-amerikan Elidor në City University në New York Elidon Mëhilli, ka fituar dy çmime nga institucioni akademik ndërkombëtar për studime ruse, euro-aziatike, dhe europiano-lindore.
Libri “Nga Stalini te Mao-ja: Shqipëria dhe Bota Socialiste” me retrospektive për Shqipërinë në kohën e komunizmit mbi të kaluarën politike është botuar edhe në gjuhën angleze nga shtëpia nga shtëpia botuese e universitetit Cornell (Cornell University Press).
Sipas Shqip.com ky Libër mbështetet mbi tetë vjet punë arkivore në Shqipëri, Rusi, Gjermani, Itali, Britani, Çeki, dhe SHBA. Gjithashtu Mëhilli është profesor në Nju Jork që prej vitit 2013.
Për herë të parë prezantimin i tij i parë u bë në Tiranë, në nëntor 2017, tek “Ditët e kujtesës” organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë. Mëhilli fitoi çmimin “Davis Center Book Prize in Political and Social Studies” dhe çmimin “Marshall Shulman Book Prize,” të dhëna nga Shoqata për Studimet Sllave, Euro-Aziatike, dhe të Europës Lindore (Association for Slavic, Eurasian, and East European Studies).
Çmimi “Marshall Shulman” sponsorizohet nga Universiteti Kolumbia në Nju Jork dhe jepet për librin më të mirë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare apo politikat e jashtme të shteteve të ish Bashkimit Sovjetik dhe të Europës Lindore.
Këto çmime sipas do të ndahen zyrtarisht në Boston në dhjetor të 2018.