MENU
klinika

Pamje fantastike

Projekti i rikonstruksionit të “Camp Nou”

23.10.2018 - 16:15

Pas idesë së rikonstruksionit të stadiumit të Real Madrid, “Santiago Bernabeo”, edhe gjigantët e La Liga-s, FC Barcelona, po bëhen gati për të rinovuar stadiumin mitik “Camp Nou”.

FC Barcelona ka në plan të rinovojë stadiumin “Camp Nou”, duke krijuar dy hapësira shtesë për tifozë në zonën rrethuese.

Projekti ‘Espai Barca’ kishte qenë i shkruar që disa vjet, por tani zyrtarisht ka marrë dritën e gjelbër.

Këshilli i Barcelonës e ka aprovuar projektin, me rinovimin që pritet të nisë në verë. Një video e publikuar në Facebook, tregon se si do të duket ky stadium pas rinovimit.