MENU
klinika

Audiopërgjimi i montuar

Prokuroria: Burg për ‘Babalen’ e interpretuesin e Agron Xhafës

06.10.2018 - 14:42

Pak ditë pas mbërritjes së përgjigjes nga aboratorit anglez për ekspertizën mbi audiopërgjimin e publikuar nga PD, e cila implikon vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, në pazare droge, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Albert Veliun, i njohur si ‘Babalja’ apo dëshmitari X, Fredi Alizotin si edhe Jetmir Olldashin.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për dëshmitarin X, Albert Veliu, me akuzën e kallëzimit të rremë në bashkëpunim, si edhe kalim te paligjshem te kufirit.

kolana e librave

Arrest me burg gjithashtu prokuroria ka kërkuar edhe për shtetasin Fredi Alizoti, i cili sipas organit të akuzës është personi që ‘interpretoi’ A.Xhafajn në telefon.

Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi Prokuroria ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’ me akuzën e kallëzim të rremë.