MENU

"Babalja"

Prokuroria ‘pushim’/ Askush për të pritur kërkesën e Gjatës

07.10.2018 - 19:06

Çlirim Gjata, avokati i gazetarit Jetmir Olldashit që intervistoi Albert Veliun ose i njohur ndryshe si “Babalja”, është paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku sipas tij nuk ka gjetur askënd.

Ai është shprehur në një deklaratë për mediat pasditen e sotme se së bashku me të përfaqësuarin e tij, janë paraqitur pranë Prokurorisë për të dorëzuar një kërkesë.

Edhe pse është fundjavë, thotë Gjata, institucioni duhet të jetë në shërbim, duke shtuar se ata kanë dashur të dorëzojnë kërkesat e tyre për këtë çështje.

clirim-gjata-konica.al
clirim-gjata-konica.al

Në fjalën e tij, avokati Gjata u shpreh se prokuroria duhet t’u vejë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e çështjes “Balabe”.

“Këtu nuk kemi asnjë proces ligjor, kemi shkelje të Kushtetutës.

Kërkojmë të na vihen në dispozicion dosja me numër përkatës në lidhje me akuzat ndaj personit që unë përfaqësoj.

Duam të dimë se çfarë ka bërë prokuroria në lidhje me hetimin e audiopërgjimin.Prokuroria është e detyruar me ligj që të na japë të gjithë informacionin.

Të gjithë vihen në dijeni nëpërmjet medias deri sa del dhe masa e arrestit, dhe asnjë nuk vë në dijeni se çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj kohe, nuk i komunikohet asgjë.

Nuk mundet prokuroria të marrë vendime pa i komunikuar të dyshuarve asgjë. Duhet të na vihen në dispozicion të gjithë proceduarat sesi është marrë vendimi për dërgimin e materialit audio për ekspertim, dhe çdo gjë më pas.

Ndryshe s’ka ligj, ka hekur kokës. Me çfarë procedure janë marrë kampionet e zërit që janë çuar për ekspertim”, tha avokati Gjata.

Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi detyrim paraqitjeje për gazetarin Jetmir Olldashi, për kallëim të rremë.

Masat kërkohen pas mbërritjes së rezultatit të ekspertizës së audio-përgjimit nga një laborator në Britani.