MENU
klinika

Mbyllja e shkollës 9-vjeçare

Protesta/ Prindër dhe nxënës bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd

02.10.2018 - 13:05

Prindërit dhe mësuesit e fshatit Mengël të Elbasanit, janë ngritur në protestë për shkak të mbylljes së shkollës 9-vjeçare në vend.

Ata kanë protestuar përpara ambienteve të shkollës, prej tre javësh duke kërkuar hapjen e saj.

mengel-konica.al
mengel-konica.al

Ndërkohë ditën e sotme protesta ka agravuar më shumë gjersa qytetarët kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd.

Radha e automjeteve në rrugë ka arritur në rreth 10 km.

Policia ka ndërhyrë për hapjen e rrugës por ka hasur në rezistencën e protestuesve të cilët nuk pranojnë të lëvizin.