MENU
klinika

Nga The Economist

Pse marrëdhëniet Kinë-Izrael shihen si të rrezikshme?

18.10.2018 - 16:30

Zyrtarët izraelitë të sigurisë po bëhen gjithnjë e më të shqetësuar me rolin e Kinës në ekonomi që rritet dita-ditës, veçanërisht me përfshirjen e saj në disa projekte të mëdha të infrastrukturës dhe blerjen e teknologjisë së fundit.

Shqetësimi lidhet së pari me kontrollin kinez të infrastrukturës dhe mundësinë e spiunazhit.  Objekti ri tregtar-transportues në Haifa shihet si një shembull që tregon që ka rrezik. Ai drejtohet nga Grupi Ndërkombëtar i Porteve të Shangait, i cili fitoi tenderin në vitin 2015 dhe filloi të punojë në vend në qershor. Haifa është porti më i ngarkuar i Izraelit dhe baza e flotës kryesore të saj detare.

Nëndetëset izraelite, të raportuara si të afta për të nisur raketat bërthamore, janë ankoruar atje. Megjithatë, marrëveshja me firmën kineze nuk u diskutua asnjëherë nga kabineti apo këshilli i sigurimit kombëtar, një situatë që ministrat e përshkruan si të habitshme.

Shqetësimi tjetër ka të bëjë me transferimin e teknologjisë së armëve tek kinezët. Pas ankesave të shumta nga Amerika, Izraeli pranoi të ndërpriste shitjet e armëve në Kinë në vitin 2005. Megjithatë, ka disa teknologji me përdorim të dyfishtë, siç janë produktet kibernetike të sigurisë, të cilat mund të përdoren për qëllime të mbikëqyrjes dhe të zbulimit . Kjo e shqetëson Izraelin dhe aleatët e saj.

Zyrtarët e sigurisë vënë në dukje se Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit, armiku i Izraelit. Kina ka ndihmuar në modernizimin e forcave të armatosura të Iranit.

Kinezët gjithmonë përpiqen të gjejnë mënyra për të blerë produkte me përdorim të dyfishtë, thonë biznesmenët izraelitë. Zyrtarët e sigurisë kanë frikë nga kjo.

Lidhjet tregtare të Izraelit me Kinën kanë lulëzuar nën udhëheqjen e kryeministrit Binyamin Netanyahu, i cili u takua me presidentin Xi Jinping në Pekin vitin e kaluar. Në tetë muajt e parë të vitit 2018, Izraeli shiti mallra dhe shërbime në vlerë prej 3.5 miliardë dollarësh, deri në 63% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kina përbën një të tretën e investimeve në sektorin e teknologjisë mbresëlënëse të Izraelit, tha z. Netanyahu vitin e kaluar.

Kryeministri do të presë Wang Qishan, zëvendëspresident i Kinës, për “samitin e inovacionit” në Jeruzalem më 24 tetor. Wang, zyrtari më i lartë kinez që do të vizitojë Izraelin, do të shoqërohet nga një delegacion i madh i investitorëve kinezë, përfshirë Jack Ma, biznesmenin më të njohur të tregtisë elektronike të Kinës.

Në zellin e tij për të përmirësuar lidhjet tregtare, Netanyahu ka nisur edhe planet për të formuar një agjenci qeveritare që do të rregullojë marrëveshjet me Kinën, dhe, ai ka frikë se tregtia do të ngadalësohet.

“Në fund të fundit, kompanitë izraelite duan të jenë në gjendje të punojnë si në Kinë dhe në Perëndim”, thotë një biznesmen izraelit me gati dy dekada përvojë në shitjen e produkteve të teknologjisë së lartë për kinezët. “Kjo do të thotë që ne duhet të rregullohemi dhe të mësojmë se si t’i themi jo kinezëve kur duan të blejnë ose investojnë në disa prej produkteve tona”. Nuk është për t’u habitur që zyrtarët e sigurisë nuk janë të kënaqur me situatën.

Nga The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koha e vendi ende të pacaktuara

Rusi-Israel/ Takimi i parë pas “krizës”

Fundi i regjimit "sionist"

Irani: Do të shkatërrojmë Israelin

Analiza/ Albert Çaçi

Plani i shekullit