Nga Fadil Maloku
1. Heqja dorë nga “shtetësia e Kosovës”, është edhe nje indikator i fuqishëm shtese, se gjeneratat e reja duke qene të “burgosura” kolektivisht, janë frustruar aq shumë, sa që nuk e kanë më ngarkesën e të qenit “shtetas” i Republikës së Kosovës. Dhe gjithë ky zhgënjim dhe frustrim, vjen nga; keq-qeverisja, mashtrimi, dhe manipulimi siatematik i kësaj dhe tjera qeverive.
2. Ngase, nuk mundesh sot në kohën e digjitalizimit të informatave, t’i gënjesh keto gjenerata. Është absurde dhe e pakuptueshme, që të manipulosh qe pesë vite me temën e liberalizimit të vizave dhe lirisë së qarkullimit! Gjeneratat e sotme janë shumë mē praktike dhe pragmatike, kur janë në pyetje realizimi i detyrimeve dhe obligimeve ndaj vetës së tyre, dhe familjes.
3. Ato sot në pamundësi të gjetjes së një perspektive nē punësim, shkollim e shërbime tjera tē mekanizmave shtetërorë, obligohen tē mos zgjedhin rrugë për t’i realizuar ambiciet e tyre. Andaj heqja e tyre nga shtetësia improvizuese, ata i obligon që të realizohen, aty ku respektohet puna dhe shkollimi i tyre…
Këto gjenerata, duket që kanë filluar t’i fitojnë “betejat” e rrenave dhe mashtrimeve politike. Çështja, është vetëm se; a do mund ta fitojnë edhe luftēn!?