MENU
klinika

Pasojat për Evropën

Pse po zbehet autoriteti i Merkelit?

03.10.2018 - 11:28

Askush nuk pret që Merkel të qëndrojë përsëri në vitin 2021. Autoriteti i saj po venite. Çdo gjë, edhe pa rëndësi mund të sjellë fundin e qeverisë së koalicionit të madh dhe të paqëndrueshëm të Gjermanisë dhe të shqetësojë BE-në që është tronditur nga trazirat ekonomike dhe politike.

Nuk ka patur një ilustrim më të mirë të dobësimit të fuqisë së saj sesa shembulli i javës së kaluar, kur Merkel humbi Volker Kauder, një aleat prej vitesh, udhëheqës i Kristian Demokratëve në parlament. Z. Kauder kishte bërë më shumë se kushdo për tu siguruar që partia t’  gëlltiste politikat e kancelares.

Ishte, megjithatë, një tërmet politik. Erdhi si pasojë e zhgënjimit të Kristian Demokratëve për shkak të rezultateve të dobëta zgjedhore, koncesioneve ndaj partnerëve të koalicionit dhe mbi të gjitha, vendimin e rëndësishëm të Merkel për të marrë 1 milion emigrantë në vitet 2015-2016.

Pati një seri përleshjesh kohët e fundit midis Kristian Demokratëve dhe partnerëve të tyre konservatorë në CSU të Bavarisë. Njëra ishte mbi imigracionin, një tjetër mbi vërejtjet nga një shef i inteligjencës rreth protestave të ekstremit të djathtë në qytetin lindor të Chemnitzit. Së bashku, këto kanë dobësuar kancelaren dhe kanë destabilizuar koalicionin.

Merkel mund të përallet me edhe më shumë sfida në muajt në vijim. CSU po përgatit veten për rezultatin më të keq ndonjëherë në zgjedhjet rajonale të Bavarisë më 14 tetor.

Në Evropë mund të duket sikur Gjermania po konsumohet, po humbet ndikimin dhe prosperitetin e pakrahasueshëm.

Lamtumira e Merkelit ka rëndësi të madhe për një BE që është gjithnjë e më e polarizuar midis forcave politike liberale dhe nacionaliste. Merkel do të lërë një zbrazëti, që tanimë nuk dihet se kush mund ta plotësojë.

Në këtë fazë, kancelarja nuk ka çfarë të bëjë. Koalicionet kurrë nuk mund të jenë aq të qëndrueshme sa në të kaluarën.

Por Merkel mund të përpiqet të vendosë një rend të ri dhe qëllime në qeverinë e saj. Përndryshe, luftimet do të përkeqësohen, dhe trazirat politike do të jenë edhe më të rënda, për Gjermaninë dhe për Evropën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…