MENU
klinika

Traktati bërthamor i vitit 1987

Pse SHBA nuk duhet të tërhiqet nga traktati me Rusinë?

21.10.2018 - 15:29

Tërheqja nga traktati i armëve bërthamore do të ishte ‘hap i rrezikshëm’, Rusia paralajmëron SHBA.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov ka paralajmëruar Donald Trump se ai do të marrë një “hap shumë të rrezikshëm” nëse ai do të realizojë planin e tij për tu tërhequr nga traktati i armëve bërthamore me Rusinë, që daton që nga Lufta e Ftohtë.

Sergei Ryabkov  këmbënguli që Moska e ka respektuar rreptësisht traktatin e forcave bërthamore me një interval prej tre dekadash, duke akuzuar Uashingtonin për “shkelje flagrante”.

Traktati u nënshkrua në 1987 nga udhëheqësit e atëhershëm të vendeve, Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbaçov.

Të shtunën, Trump pretendoi se Rusia e kishte shkelur atë. “Ne jemi ata që kanë qëndruar në marrëveshje dhe ne e kemi nderuar marrëveshjen, por Rusia nuk e ka respektuar marrëveshjen për fat të keq, kështu që ne do ta ndërpresim marrëveshjen dhe ne do të tërhiqemi”. ai u tha gazetarëve.

Këshilltari i sigurimit kombëtar Trump, John Bolton, mbërriti në Moskë të dielën në mbrëmje për tu takuar pas disa ditësh me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Më vonë këtë vit Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të takohen për samitin e tyre të dytë në 2018.

Bolton do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev dhe ndihmësin e Putinit Yuri Ushakov. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se një takim i mundshëm ishte duke u përgatitur midis Putinit dhe Boltonit.

Ryabkov tha të dielën se ai shpresonte se Bolton do t’i shpjegonte planet e SHBA-së “më në thelb dhe në mënyrë të qartë”.

Administrata e Trump është ankuar për vendosjen e raketave 9M729 të Moskës, të cilat Uashingtoni thotë se mund të udhëtojnë më shumë se 500 kilometra dhe kështu shkelin traktatin.

Traktati, i cili ndaloi raketat që mund të udhëtonin mes 310 dhe 3.400 milje, zgjodhi një krizë që kishte filluar në vitet 1980 me vendosjen e raketave balistike sovjetike, që synonin kryeqytetet perëndimore.

 Lidhjet SHBA-Rusi janë të tensionuara për akuzat se Moska u ndërhyn në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Të dy vendet janë gjithashtu në konflikt lidhur me mbështetjen e Rusisë për qeverinë siriane në luftën civile të vendit dhe konfliktin në Ukrainë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN