MENU
klinika

Nga The Economist

Pse vendet baltike i frikësohen Rusisë?

10.10.2018 - 10:51

Rreziqet që ata përballen janë reale dhe të menjëhershme…

Ndoshta njerëzit në Europë nuk ishin askund tjetër më të trishtuar për vdekjen e senatorit amerikan John Mc Cain sesa në Estoni, Letoni dhe Lituani. Ai kishte qenë nga një grup i vogël senatorësh amerikanë, të cilët në vitet 1990 thanë që NATO të përfshinte shtetet baltike pas katër dekadave të sundimit sovjetik.

Juri Luik, ministri i mbrojtjes i Estonisë thotë “Ai e kuptoi rolin e zgjerimit të NATO-s si pjesë e ribashkimit të Evropës, dhe jo të gjithë në Uashington e kuptonin këtë.”

Luik ka bërë thirrje që selia e re e NATO-s në Bruksel të mbajë emrin e senatorit.

Me qëllim ose jo, veprime të tilla mund të konsiderohen si “qortime” për Presidentin Donald Trump, angazhimi i të cilit për sigurinë transatlantike mbetet njësoj i zymtë, saç ishte angazhimi McCain kristal i qartë.

Pro-amerikanizmi baltik është i rrënjosur thellë dhe është i lidhur ngushtë me kërkimin e tre shteteve për liri nga Rusia.

Karlis Ulmanis kaloi vite në mërgim në Nebraska para se të kthehej në Letoni, duke ndihmuar në arritjen e pavarësisë dhe duke u bërë kryeministër i saj i parë në 1918. Stili politik i tij populist frymëzohej dhe imponohej disi nga amerikanët.

Ishte mbështetja e Amerikës pas Luftës së Ftohtë që vulosi fatin e baltikëve. Vendet dolën nga mbrapa perdes së hekurt pas dekadave të tëra me trauma.

Një studim në vitin 1993 zbuloi se më shumë se 40% e qytetarëve kishin të afërm të cilët ishin vrarë, burgosur ose dëbuar nga nazistët, sovjetikët, ose të dy.

Ishte Bill Klinton, i nxitur nga McCain, ai që bëri përpjekjet e para në rrugën e anëtarësimit të këtyre vendeve në NATO dhe më pas Xhorxh W. Bush dhe Barak Obama, të cilët disa javë pas inkursionit të Rusisë në Ukrainën lindore, vizituan Estoninë për tu siguruar që vendet baltike nuk do të ishin objektivi i ardhshëm i luftës hibride ruse.

Zgjedhja e zotit Trump si president i Amerikës shkaktoi ankth në këto vende.

Presidenti që haptazi admiron Vladimir Putin, ka vënë në pikëpyetje shpenzimet e Amerikëns për NATO-n dhe ka kohë që duket hezitues për të afirmuar nenin 5 të Aleancës, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet një sulm mbi të gjithë.

Presidenca e tij duket se ka inkurajuar Rusinë.

“Çdo herë që Trump kritikon NATO-n, njerëzit në Baltik janë shumë të shqetësuar,” thotë Nils Muiznieks, një shkencëtar politik letonezo-amerikan.

Situata ka ndryshuar disi nga mbështetja e vazhdueshme për NATO-n në Kongres dhe nga kërkesa e  Trump për një vizitë të presidentëve të Baltikut në Uashington në prill.

Në një kohë kur vendoset në pikëyetje angazhimi i Amerikës ndaj Evropës, në Berlin, Bruksel dhe Paris po bëhet e pamundur të mbrohen politikat “post-atlantike” dhe politikat e mbrojtjes që e bëjnë Evropën më të pavarur nga Amerika.

Ajo që duket edhe më sfiduese në këto vende, është se drejtuesit janë jo vetëm të çuditshëm, por edhe të papërgjegjshëm. Në një qytet si Riga, Rusia është afër dhe ky qytet mban rekord të ngacmimeve nga Rusia. Estonezët kujtojnë sulmin kibernetik të rusëve në 2007. Aeroplanë ushtarakë fluturojnë në mënyrë të rregullt në hapësirën ajrore të Baltikut nga Kaliningradi deri në Shën Petersburg.

Nuk është befasi, që në fjalët e zotit Muiznieks thuhet: “Biseda për autonominë strategjike në Evropë është si ferr për ne”.

Krerët baltikë kundërshtojnë kur thuhet se Evropa nuk ka para, por gjithashtu i mungon gatishmëria për të krijuar një zëvendësim real për “ombrellën e sigurisë” së Amerikës. Autonomia strategjike do të kërkonte dekada të tëra me investime dhe evoluim politik.

Për vendet baltike për këtë duhet një kohë e gjatë. Këtë vit ata festojnë 100 vjetorin e pavarësisë së tyre. Është një kohë lumturie dhe krenarie kombëtare, por gjithashtu një kujtesë se këto vende janë të reja, të prekshme dhe të rrezikuara nga një fqinj i madh kërcënues. McCain e kuptoi këtë. Këta vende dëshirojnë që më shumë nga partnerët e tyre evropianë ta kutptojnë gjithashtu…

Nga The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet ish-ambasadori britanik

Rusia po nis Luftën e Tretë Botërore?

Udhëheqësit italianë kërcënojnë

Një “tërmet politik” po vjen në Evropë…