MENU
klinika

Kampionët francezë

PSG drejt një rekordi historik në Europë

22.10.2018 - 12:30

PSG duket se nuk njeh rivalë në kampionatin francez dhe këtë e tregojnë 10 ndeshjet e para radhazi të fituara nga kryeqytetasit. Por pasi Genoa barazoi me Juventusin 1-1, në javën e 9-të të Serie A, në garë për rekordin europian të fitoreve radhazi ka mbetur vetëm PSG.

Kampionët e Francës, të drejtuar nga Thomas Tuchel, janë të frikshëm kundrejt rivalëve të tyre në Ligë 1, duke qenë se kanë regjistruar 10 fitore radhazi, në 10 ndeshjet e para të kampionatit.

Tashmë, ata janë vetëm 90 minuta larg thyerjes së rekordit historik europian, i cili deri të shtunën i përkiste skuadrës së Romës, të drejtuar nga francezi Rudi Garcia (sot trajneri i Marseille), në sezonin 2015-2016, me 10 suksese.

Por PSG-ja, nëse arrin që të dielën 28 tetor të fitojë në supersfidën përballë Marseille dhe dërgon në 11 serinë e fitoreve radhazi, do të vendosë një rekord, të cilin kush kërkon ta thyejë duhet të presë të paktën fillimin e sezonit të ardhshëm, pasi sivjet askush nuk mund t’ia vërë në rrezik PSG-së.

Pastaj do të jetë pak më e vështirë për të arritur rekordin tjetër të fitoreve radhazi, atë që i përket ndeshjeve në çdo periudhë të kampionatit, që mbahet nga Inter.

Zikaltrit kanë regjistruar 17 të tilla radhazi në edicionin 2006-2007, atë me Juventusin në Serie B. Asokohe u cilësua një rekord i pamundur për t’u arritur përsëri, por te PSG ia kanë vënë vetes si objektiv që të thyejnë një tjetër mit në futboll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I pari arrihet me 3 fitore

Juventus synon të thyejë dy rekorde