MENU
klinika

Punimet e TAP

Zbulohen thesaret e 5 mijë viteve më parë në Korçë

07.10.2018 - 11:50

Punëtorët janë befasuar nga zbulimi i një qendre antike të mbushur me thesare që datojnë që nga koha e Neolitit, në një zonë të pasur bujqësore, në afërsi të qytetit të Korçës, në Shqipërinë juglindore, gjatë punës së ndërtimit të një gazsjellësi nga Shqipëria për në Itali.

Ky zbulim, sipas arkeologëve, është një pasqyrë unike e 5 mijë vjetëve histori; në një vend që ishte jashtë radarëve të ekspertëve gjatë dekadave të sundimit të komunist.

Gërmimet në afërsi të fshatit Turan kanë përfunduar një javë më parë, pas 18 muajsh pune; ku doli në dritë një nga varrezat më të mëdha të lashta në Shqipëri, me rreth 1.000 varrime të shtresuara, disa prej të cilave mendohej se ishin edhe të mobiluara. Gjithashtu, gjatë këtyre gërmimeve, arkeologët kanë konstatuar se nën shtresën e poshtme janë gjurmët e një vendbanimi të rrallë neolitik, ku shquhen skeletet e shtëpive dhe kasolleve leve të vogla.

Por sipas arkeologes Iris Pojani, puna e tubacionit ka siguruar mundësinë dhe fondet, për të gërmuar një zonë të pazakontë të banuar nga epoka neolitike. Më shumë se 20 vende neolitike janë gjetur në Shqipëri, që datojnë përafërsisht nga shekulli i 7-të deri në shekullin e tretë të B.C., të cilat janë disa prej vendbanimeve më të hershme bujqësore në Evropë.

Arkeologia e njohur Iris Pojani me një ekip prej 50 arkeologësh ka nisur gërmimet në një sipërfaqe prej 4000 metra katrorë; ku u gjetën: tre varreza nga Epoka e Hekurit, në fund periudhës Romake dhe të Mesjetës. Pojani thotë se “njerëzit kanë zgjedhur gjatë të gjitha periudhave të jetojnë në këtë zonë, sepse sot kjo është një zonë e begatë bujqësore”, tha Pojani.

tap
tap

Nga gërmimet e arkeologëve kanë dalë në dritë shumë objekte me vlerë të madhe si: unaza, rrathë, vathë, enë qelqi dhe rruaza qelqi, monedha ari, shumë objekte qeramike, duke përfshirë edhe objekte lolake që përdoreshin në shekullin e 11-të apo të 10-të. Gjithashtu janë zbuluar enë vere që kanë qenë mjaft të popullarizuara në Greqinë fqinje; doreza dhe veshje mesjetare prej druri të punuara me fije argjendi, si dhe shtiza, thika dhe shpata.

Turani shtrihet 180 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Tiranës, dhe ky zbulim është një nga më të rëndësishmit nga rreth 30 vendet e tjera që janë gjetur gjatë shtrimit të gazsjellësit nëntokësor Trans Adriatik, ose TAP, që do të sjell gaz natyror nga Azerbajxhani përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë, dhe në të gjithë Adriatikun në Italinë Jugore.

Sipas një deklarate zyrtare, pohohet se gërmimi për mbledhjen dhe dokumentimin e objekteve është bërë i plotë dhe nuk priten më shumë gjetje arkeologjike. “Kemi zbuluar shumë objekte, argjendurina, armë… shumë artikuj qeramike”, thotë Iris Pojani, kryearkeologia e “Abkons”, që ka ngritur ekspeditën e saj në Turan.

“Aty ka armë, heshta, shigjeta, thika dhe ndoshta edhe shpata. Kemi gjetur shumë argjendurina si unaza, vathë, qelibar dhe rruaza qelqi, shumë prej tyre. Përveç këtyre, ekipi i përbërë nga 50 arkeologë ka zbuluar qindra skelete, varre dhe objekte që nga epoka e hekurit (1100 para erës sonë) deri në epokën e vonët romake (200-600 pas erës sonë), madje edhe varre që i përkasin epokës mesjetare gjatë punimeve që kanë vijuar deri më 28 shtator. Nën shtresën e epokës së hekurit, u gjend një ngulim i epokës së neolitit si dhe kemi zbuluar një fshat dhe shumë, shumë objekte që lidhen me këtë periudhë”, thotë ajo.

Epoka e neolitit është periudha e fundit e epokës së gurit dhe i paraprin epokës së bronxit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


223 mln euro në tremujorin II

Bien investimet e huaja